Aksident i rëndë në autostradë / plagosen 2 persona

0

Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:45 në një nga rrugët dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, ku si pasojë e përpasjes së dy automjeteve janë lënduar drejtuesit e tyre.

Të dy të lënduarit janë transportuar në spital, ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2021, rreth orës 16:45, në autostradën Durrës-Tiranë, në rrugë dytësore, është përplasur mjeti me drejtues A. T, me mjetin me drejtues R. K., 50 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu