Aksident/Plagoset e reja

0

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Maminasit, në autostradën Durrës-Tiranë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një e re, e cila ka qenë pasagjere në një prej mjeteve që janë përplásur mes tyre.

“Më datë 05.10.2020, rreth orës 08:55, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi H.M., duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me një tjetër mjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin B.L., e për pasojë është lënduar pasagjerja në mjetin tip “Ford”, shtetasja F.M., e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton Policia lidhur me aksidentin e ndodhur, i cili ka sjellë dhe trafik në këtë aks, që veçanërisht në fillimjave është i ngarkuar, pasi shumë njerëz punojnë në qytetet përkatëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu