Aksident tek mbikalimi i Patokut/ Plagosen 6 persona, 4 prej tyre dërgohen drejt Traumës

0

Dy makina janë përfshirë në një aksident të rëndë mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit të Patokut. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.

4 prej tyre janë dërguar për të marrë ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës në kryeqytet ndërsa dy të tjerët ndodhen në spitalin e Laçit.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu