Aksident tragjik, autobusi shkatërron automjetin, humb jetën njëri prej drejtuesve

0

Një aksident me vdekje është shënuar sot rreth orës 17:20 në Mirditë, në aksin rrugor Rubik-Rrëshen.

Në aksident janë përfshirë një autobus me targa kosove dhe një fouristradë “Land Rover” me targa italiane. Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë drejtuesi i “Land Roverit”, ndërkohë që mësohet se ka dhe një të plagosur.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar për në polici. Autoritetet janë njoftuar dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i viktimës apo i personave të tjerë të përfshirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu