Aksident tragjik, humb jetën efektivi i policisë

0

Një aksident i rëndë nga ndodhur në qytetin e Vlorës, ku mësohet se një efektiv policie ka humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake në aksident janë përfshirë dy automjete në hyrje të qytetit bregdetar.

Viktima është identifikuar si shtetasi Nuri Malaj, 50-vjeç, punonjës policie. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Mësohet se viktima ka mbetur i bllokuar në makinë, dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policisë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, mjeti tip “Bmw” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin N. M.

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M.

Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu