Aksident tragjik, humb jetën një person, plagosen tre të tjerë

0

SARANDË- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës. Mësohet se në këtë aksident ka humbur jetën një person ndërsa janë plagosur tre të tjerë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, ku drejtuesi i makinë K. K. ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i makinës K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.03.2021, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu