Aksident tragjik / Makina del nga rruga, ndërrojnë jetë shoferi dhe pasagjeri

0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin rrugor Lushnje-Krutje.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. Ende nuk janë identifikuar dy viktimat, por mendohet të jenë dy elektricistë të OSHEE, Lushnje.

Dyshohet se kanë ecur në mënyrë “zig zag” derisa kanë dalë nga rruga.

“Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”, automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu