Aksident tragjik në aksin Librazhd-Elbasan, policia: humb jetën një 33-vjeçar kinez, katër të plagosur

0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin “Librazhd-Elbasan”, rreth orës 14:50, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi kinez T. H., 33 vjeç, drejtues i njërit prej mjeteve. Gjithashtu janë plagosur drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi V. M., 26 vjeç, si dhe tre pasagjerë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin kinez T. H., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 26 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi kinez T. H., si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi V. M., si dhe 3 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.