Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, shtëllunga të dendura tymi kanë dalë nga apartamenti, duke u përhapur me shpejtësi në ambientet e pallatit dhe duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona brenda në banesë, çka ka shmangur pasoja në njerëz.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të nisin hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.





