Një aksident tragjik është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Himarë-Borsh, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje kritike.
Rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet tip “Benz” me një mjet të llojit furgon.
Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, ndërkohë që punohet për identifikimin e saj.
Gjithashtu, janë dëmtuar dy personat që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri, shtetasi P. A., të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.





