Situata e rënduar e rrugëve në qytetin e Elbasanit si pasojë e punimeve për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve ishte në qendër të interpelancës së thirrur nga këshilltarët e opozitës dhe përfaqësuesve të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve (UKE) dhe kompanisë zbatuese Strabag.
Por një sërë paqartësish dhe kritika i shprehu edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja. Pas tij
Këshilltari opozitar Ergys Muzhaqi ngriti një sërë problematikash që, sipas tij, po rëndojnë jetën e qytetarëve prej më shumë se një viti.
Përfaqësuesit e UKE dhe kompanisë Strabag pranuan se projekti ka hasur vështirësi për shkak të mungesës së hartave të infrastrukturës nëntokësore dhe ndërthurjes me rrjete të tjera si ai i internetit apo telefonisë. Ata sqaruan se disa segmente janë rihapur për shkak të nyjeve të rrjetit dhe se punimet do të mbyllen deri në fund të vitit.


Ndërsa institucionet premtojnë zgjidhje deri në fund të vitit, qytetarët e Elbasanit po paguajnë çmimin e një rehabilitimi të zgjatur, me pasoja të prekshme në përditshmëri dhe cilësinë e jetës./Infoweb Media





