Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 18-vjeçarja shqiptare

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Greqi, ku një 18-vjeçare shqiptare ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Aksidenti i rëndë automobilistik u regjistrua pak minuta para mesnatës në zonën e Varkizas, në rrugën Athinë-Sunio, kur dy automjete u përplasën kokë më kokë. Nga aksidenti ka mbetur e vdekur edhe një 19-vjeçare, identiteti i të cilës nuk është bërë ende i njohur.

Në njërin mjet ku ishte edhe 18-vjeçarja shqiptare, ndodheshin 5 persona në total. E reja nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra, teksa të tjerët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në mjetin tjetër ishte vetëm shoferja, 19-vjeçarja që ndërroi jetë. Referuar mediave vendase 18-vjeçarja shqiptare po kthehej në shtëpi, momentin e aksidentit, pasi kishte qenë në punë.

Sipas raportimeve kushërira asaj me tre miqtë të tyre kishin shkuar ta merrnin nga puna.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu