Policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Peqin. Ndërhyn kryebashkiaku për shmangien e konfliktit

0

Të shtëna me armë në Peqin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ka qenë kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi që ka shuar sherrin.

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve Leonard Elezi 50 vjeç dhe Adriatik Ceka, 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu