Aksident tragjik në mesnatë, humbin jetën tre shtetas, drejtuesi në gjendje të rëndë

0

Tre persona kanë humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në një aksident tragjik të ndodhur në në Kodër-Kashar.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se makina e drejtuar nga 27 vjeçari Zija Murati, ka dalë nga rruga mbrëmë rreth orës 23:30, ku si pasojë kanë humbur jetën pasagjerët Ismail Sula 40 vjeç, Lulzim Sula 47 vjeç dhe Dashamir Dema 39 vjeç.

Ndërkohë shoferi i makinës ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Në kodër-kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu