Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin e rrugës nacionale Fushë Krujë-Thumanë, pranë kryqëzimit të Borizanës.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë ka mbetur i lënduar një nga drejtuesit e automjeteve.
Në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
infowebtv.com