Aksidenti fatal/ Humb jetën në moshën 23-vjeçare futbollisti i ekipit të La Ligës

0

Një aksident me makinë ka rezultuar fatal, teksa i ka marrë jetën në moshën 23-vjeçare, futbollistit të Atletiko Bilbaos, Aitor Gandiaga.

Makina me të cilën udhëtonte futbollisti u përplas me një autobus, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të sulmuesit. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi bask nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Njoftimi:

Dhimbje e madhe për humbjen e djaloshit tonë. Përqafime të mëdha për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

Aitor Gandiaga, ishte pjesë e klubit të njohur nga spanjoll, por për të përfituar minuta dhe për t’u rritur, drejtuesit e ekipit të La Ligës e kishin huazuar sulmuesin te Gernika në Tercera Division këtë sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu