Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në Elbasan.
Mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka përfunduar në humnerë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 38-vjeçari Besnik Xhemal Samurri
Burime për Infoweb Media bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur tre persona që udhëtonin me viktimën, Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali Fatjon Maloku.
Nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar daljen nga rruga të mjetit. Pritet që hetimet të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.