Aksidenti i rëndë në Librazhd, makina humb kontrollin dhe përfundon në lumin Shkumbin (VIDEO)

0

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan – Librazhd, në zonën e quajtur “Ura e Marrushit” e cila njihet si zona me rrezikshmëri shumë të lartë.

Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë, siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga Infoweb Media automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Raportohet se fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa ka qenë i vetëm në automjet.

VIDEO E SIGURUAR NGA INFOWEB MEDIA:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu