Aksidenti i rëndë trondit familjen e futbollistit, ndërron jetë nëna e tij

0

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, ku mësohet se nëna e ish-futbollistit të njohur të Milanit, Billi Kostakurta ka ndërruar jetë.

Aksidenti ndodhi në Lombardi, aty ky familja e Billit ka jetuar gjithmonë. E moshuara ishte duke udhëtuar me makinë dhe është përplasur. Margerita Bekegato u përplas me një shtyllë, përplasje e cila ka rezultuar fatale për 87-vjeçaren.

Policia dyshon se shkak është bërë një debulesë në timon e nënës së Kostakurtës për shkak dhe të moshës së madhe. Sipas mediave italiane, në vendngjarje mbërritën të gjithë familjarët e të moshuarës të cilët kanë shpërthyer në lot.

Kostakurta luajit më shumë se 20 vjet me fanellën e Milanit, për t’u tërhequr përfundimisht nga futbolli në vitin 2007.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here