Vetëm pak ditë më parë u regjistrua një aksident me vdekje ku 3 shtetas humbën jetën. Ndërkohë në këtë segment kanë ndodhur me dhjetëra të tilla me humbjen e jetëve të mjaft qytetarëve.
Nisur nga situata emergjente, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga dita e hënë në segmentin rrugor Elbasan–Librazhd në Murrash, do të fillojnë punimet emergjente të cilat do të zgjasin deri në datë 20.03.2022.
Qëllimi i këtij Projekti Emergjence është përforcimi i pjerrësisë për të mbrojtur rrugën nga rënia e shkëmbinjve të përmasave të ndryshëm.
Vendi i quajtur “kthesat e Murrashit” është zona ku ka numrin më të lartë të aksidenteve i cili pasohet me vendin e quajtur kthesat e Pishkashit dhe të Qaf Thanës të cilat janë vazhdimësi e këtij aksi.
Njoftimi i Autoriteti Rrugor Shqiptar:
Duke nisur nga dita e hënë, datë 21.02.2022, fillojnë Punimet Emergjente në segmentin rrugor Elbasan–Librazhd në Murrash, të cilat do të zgjasin deri në datë 20.03.2022.
Qëllimi i këtij Projekti Emergjence është përforcimi i pjerrësisë për të mbrojtur rrugën nga rrënia e shkëmbinjve të përmasave të ndryshëm.
Mbrojtja e skarpatave do të bëhet nëpërmjet barrierave, të cilat do të vendosen/instalohen në shpat dhe do të përdoren për të mbajtur shkëmbinj të mëdhenj me energji të lartë kinetike. Barrierat e propozuara të rënies së shkëmbinjve kanë një lartësi prej 4 m dhe mund të thithin një energji goditjeje deri në 1000 kJ. Kjo lloj mbrojtjeje e shpatit do të përdoret në zonat më të rrezikuara nga km 25+575 deri në km 26+155 dhe nga km 26+650 deri në km 26+800.
Janë marrë masat për Menaxhimin e Trafikut së bashku me Policinë Rrugore në zonën ku do të implmentohen punimet për Projektin e mbrojtjes së skarpatave. Është vendosur dhe sinjalistika provizore nga km 25+000 deri në km 27+500.
Punimet do të kryhen në 2 zona dhe menaxhimi i trafikut do të bëhet për dy segmente sipas skemave përkatëse bashkëngjitur:
? Zona I ? Segmenti nga km 25+300 deri në km 26+400.
? Zona II ? Segmenti nga km 26+350 deri në km.27+050.
Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.