Aksidenti me çiklistët në Vlorë/ Një prej të plagosurve në gjendje të rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës

0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin ku u përfshinë disa çiklistë në aksin Kuç-Qeparo.

Raportohet se 3 prej tyre janë plagosur, teksa njëri është nisur me helikopter drejt Tiranës, për shkak se gjendja e tij është e rëndë. Aksidenti u regjistrua sot gjatë turit Vlorë- Himarë- Llogara, ku gjatë rrugës, 3 çiklistët humbën kontrolli ne biçikletave dhe u rrëzuan.

Njoftimi i policisë për rastin:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu