‘Do jenë kokë më në televotim’! Ronaldo zbulon dy konkurrentët më të fortë në BBV3

0

Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për lojën e 5 finalistëve të “Big Brother VIP3”.

Ish-banori i edicionit të dytë të reality show-t, tha se ky mund të jetë sezoni ku një shqiptar i Kosovës, Meriton Mjekiqi dhe një grua e fortë, Egla Ceno, të përballen “kokë më kokë” me njëri-tjetrin për çmimin e madh.

“Është një opsion që ’kokë më kokë’ në këtë Big Brother mund të jetë Egla me Meritonin. Mund të jetë viti që një grua e fortë shkon në dyshe dhe përballet. Një shqiptar i Kosovës përballet me një grua atë fortë. Nuk është e qartë fitorja sepse të gjithë kanë fansa”- tha Ronaldo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu