Policia e Elbasanit ka arrestuar drejtuesin e kamionit që u përplas me dy automjete të tjera në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”. Nga përplasja, mbetën të lënduar dy persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
“A. K., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, kamioni që ky shtetas drejtonte është përplasur me 2 automjete të tjera me drejtues përkatësisht shtetasit L. H., 34 vjeç, banues në Vlorë dhe E. P., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. P. dhe pasagjeri në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;”, njofton policia.





