Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur pranë spitalit të Gramshit.Mësohet se dy mjete janë përplasur mes tyre duke shkaktuar plagosjen rëndë të babë e bir.
Gramsh/ Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në unazën e qytetit, Gramsh, automjeti tip “Land Rover”, që drejtohej nga shtetasi O. Ll., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin A. Ll., 47 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi A. Ll. dhe djali i tij shtetasi O. Ll., 26 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
24-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.