Aksidenti me një të vdekur në aksin Elbasan-Peqin, në pranga shoferi 27-vjeçar

0

Ka rënë në prangat e policisë, 27-vjeçari që u përfshi mbrëmjen e djeshme në aksidentin rrugor në aksin Elbasan-Peqin, ku mbeti i vdekur një 49-vjeçar.

I arrestuari është shoferi i makinës tip “Volkswagen”, i cili u përplas mbrëmë me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. T., 49 vjeç, banues në Peqin, i cili si pasojë e aksidentit humbi jetën në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. B., 27 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, Peqin, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. T., 49 vjeç, banues në Peqin, i cili si pasojë e aksidentit humbi jetën në vendngjarje.

Nga aksidenti u dëmtuan edhe drejtuesi i automjetit “Volksëagen” dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi P. N., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu