Aksidenti me një viktimë dhe tre të plagosur te kthesa e Rinasit, bllokohet aksi Ura Gjole deri në afërsi të Vorës

0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 32 vjeçari dhe plagosjen e tre të tjerëve u shënua mëngjesin e së hënës te kthesa e Rinasit.

Dy automjete tip “Benz” dhe “Skoda” dhe një kamion u përplasën me njëra-tjetrën, gjë që rezultoi fatale për 32 vjeçarin Gëzim Rizani, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Ndërsa tre pasagjerët që udhëtonin me të në makinën tip “Skoda” janë dërguar në gjendje të rëndë në spital. Sakaq, për shkak të aksidentit të rëndë është bllokuar edhe aksi rrugor Ura Gjole deri në afërsi të Vorës.

Siç shihet edhe nga pamjet, është krijuar një rradhë e gjatë makinash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu