Aksidenti me tre të lënduar në aksin “Elbasan-Bradashesh”, arrestohet 41-vjeçarja

0

Sektori i Qarkullimit Rrugor ka arrestuar në flagrancë shtetasen E. Z., 41 vjeçe, pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e djeshëm në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”.

Automjeti i drejtuar nga E. Z. përplasi një automjet tjetër me drejtues shtetasin H. D., 27 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer në automjetin e drejtuar nga H. D. u dëmtuan.

Fatmirësisht, të tre personat janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale për këtë rast i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu