Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Peqin, identifikohet viktima. Emri dhe foto nga vendngjarja

0

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Paulesh. Një mjet tip Mazda ka përplasur këmbësorin Islam Hysa 70 vjeç i cili nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi dhe ka ndërruar jetë në vend.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

 

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 20:50, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I.H., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pulesh, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu