Aksidenti në Elbasan, një prej makinave shkatërrohet plotësisht (DETAJE)

0

Elbasan- Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën rreth orës 23:15 në një nga rrugët kryesore në qytetin e Elbasanit dhe njëra prej tyre është shkatërruar pothuajse plotësisht.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet se ka qenë qarkullimi me shpejtësi tej normave të lejuara dhe moti i keq.

Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime serioze të drejtuesve të automjeteve.

Burime nga Infoweb Media bënë me dije se automjeti tip “Fuoristradë” që u përfshi në aksident pasi ka dalë jashtë korsisë së rrugës është përplasur me murin rrethues të një banese, ndërsa dy autoveturat janë përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje për dokumentimin e provave dhe përcaktimin e shkaqeve që sollën këtë aksident.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu