Aksidenti në Fier/ RENEA ndërpret operacionin në lumin Seman për gjetjen e automjetit pas katër orësh kërkime, do të vazhdojnë sërish nesër

0

Ndërpriten kërkimet për gjetjen e mjetit që dyshohet se ka renë në ujrat e lumit Seman mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Ura e Mbrostarit në Fier. Kërkimet do të vijojnë sërish ditën e nesërme.

Pas katër oresh kërkimesh pa nderprerje , polumbaret e RENEA-s nuk kanë mundur të gjejnë asnjë shenjë të mjetit.

Pjesë të mjetit tip ‘Golf’ që është aksidentuar mëngjesin e sotëm në urën e Mbrostarit janë gjetur në lumin e Semanit. Pjesët që janë gjetur janë të pjesës së përparme të mjetit.

Polumbarët e Reneas kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit.

Në vendin e aksidentit është gjetur një targë automjeti i cili rezulton të jetë e një makine të dhënë me qira, ndërkohë që kanë mbërritur polumbarë të Reneas dhe ekspertë të policisë. Sipas policisë, targa i përket një automjeti të marrë me qira nga personi M. L., 26 vjeç, banues në Fier.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu