Ka ndërruar jetë futbollisti 20-vjeçar! Ekspertiza: Humbi ndjenjat në fushë

0

Një futbollist 20-vjeçar nga ekipi i Karaiskakis Mavrommatiou u dërgua në spitalin e Karditës në gjendje kritike mesditën e së dielës (15/1) pasi u rrëzua papritur në fushë gjatë ndeshjes së mesditës kundër Doxa Ambelou, citojnë mediat greke. Sipas informacioneve të karditsalive.net, ngjarja ka ndodhur në pjesën e parë (ka nisur nga ora 12.00) në Mavrommati ku futbollisti i ri është rrëzuar papritur pa kontakt me një futbollist tjetër.

Kalimtarët e rastit i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë për ta ringjallur, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e EKAV-së e cila e ka transportuar fillimisht në spital. Mouzakiou dhe më pas në spitalin e Karditës, ku mjekët me gjithë përpjekjet nuk mundën ta mbanin në jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu