Aksidenti në Gjirokastër, humb jetën shoferi

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë ku në një aksident në rrugën Kardhiq-Delvinë, në qafën e Skërficës, një autobot ka pësuar një rrëzim dhe ka shpërthyer në flakë.

Fatkeqësisht, shoferi i mjetit, një shtetas 59-vjeçar nga Ukraina, ka humbur jetën në ngjarje.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu