Aksidenti në Korçë/ Makinat u përplasën “kokë më kokë”, ndërron jetë shoferi

0

Ndërron jetë drejtuesi i mjetit të aksidentuar në fshatin Lumalas.

Sipas informacioneve, 45 vjeçari Krenar Cekici, ka ndërruar jetë pak më parë në ambjentet e spitalit të Korçës.

Pavarësisht ndihmës mjekësore nga bluzat e bardha, ai s’ka mundur të jetojë.

45-vjeçari mësohet se është punonjës i policisë së burgjeve, pranë burgut Drenovë.