Aksidenti në Kukës/ Ky është 35-vjeçari që humbi jetën, pedagog dhe drejtor i zyrës Arsimore

0

Fitor Ollomani, drejtor i zyrës Arsimore në Kukës, është 35-vjeçari, i cili ka humbur jetën në aksidentin tragjik mëngjesin e sotëm te Ura me Harqe në Milot.

Mësohet se 35-vjeçari po udhëtonte së bashku me bashkëshorten në drejtim të Tiranës, pasi kjo e fundit me profesion mësuese kishte sot testin e kualifikimit në matematikë.

Mjeti, i cili po drejtohej nga Ollomani është përplasur nga një automjet tip “Benz”. Mësohet se si pasojë e përplasjes kanë mbetur dy persona të plagosur. Ata janë dërguar për në spitalin e Traumës.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxweb.al, dëmet që kanë pësuar mjetet e përfshira në askident janë të frikshme.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur “Ura me harqe” mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ” Volkswagen ” shtetasi F.O., dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu