Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të hënë në aksin nacional Librazhd-Prrenjas. Mësohet se një kamion është përplasur me një makinë të tipit “Land Rover” ku raportohet se kanë mbetur të lënduar 4 persona, 2 prej tyre fëmijë te cilet kanë qënë në makinën Land Rover.
Librazhd/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, automjeti me drejtues shtetasin R. P. është përplasur me automjetin (kamion) me drejtues shtetasin G. A.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 4 shtetas, 2 prej tyre të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.