Aksidenti në Lushnjë, kalimtari ndërron jetë në spital pasi u përplas nga makina

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku makina ka përplasur një kalimtar 87-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e Savrës, teksa Avdyl Çullhaj ishte duke kaluar rrugën, ndërsa mbante në shpinë një ngarkesë me dru zjarri. Në këtë moment një 38-vjeçar, që drejtonte një makinë fuoristradë, e ka përplasur duke i shkaktuar plagë të rënda. Ai u dërgua në spital, por fatkeqsisht nuk mundi të mbijetonte dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, ndërkohë është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu