Aksidenti në Tiranë, versioni ndryshe i pasagjeres brenda autobusit

0

TIRANË- Shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin masiv sot në Tiranë ka pretenduar se në momentin e përplasjes nuk ka qenë i vetdijshëm, pasi ka pasur komplikacion shëndetësor. Por shefi i Sigurisë së Trafikut Urban në kryeqytet, Taulant Gjoka tha sot gjatë fjalës së tij në emisionin “Opinion” se ekziston një dëshmi kontradiktore e një pasagjereje që ndodhej brenda autobusit.

“Ka deklarime nga dëshmitarët, një nga këto është një pasagjere e dëmtuar brenda autobusit, e cila ka një version tjetër. Nga këndi i shikimit të saj, shoferi i autobusit ka qenë normal. Tani, do duhet parë momenti, vendi ku ka qenë pasagjerja, sa ka pasur fokus te drejtuesi i mjetit, fatorino që ka qenë brenda në autobus sepse janë deklarime kontradiktore që do të sqarohen në vijim të hetimeve,”- tha Gjoka.

Po ashtu, gjatë analizës së pamjeve, Gjoka vuri në dukje më herët dhe një detaj nga aksidenti kur autobusi rrit shpejtësinë, gjë që thotë ai mund të ketë ardhur prej mosvetëdijes së shoferit, që mendohet se pa vullnet ka shtypur pedalen e gazit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu