Aksidenti tragjik, Bajram Begaj: Qëndrojmë përkrah me popullin grek

0

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen tragjike në Greqi ku dy trena u përplasen dhe për pasojë dhjetëra persona humbën jetën. Ai thotë se Shqipëria ndodhet në krah të popullit grek, ndërsa shpreh ngushëllime për jetët e humbura.

“I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit shqiptar.

Sipas raportimeve të mediave, aktualisht janë konfirmuar 36 viktima dhe 85 të plagosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu