Aksidenti tragjik me 36 të vdekur, Greqia shpall 3 ditë zie kombëtare

0

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik të ndodhur pak para mesnate në Tempe.

Si pasojë e përplasjes së dy trenave, 36 persona kanë humbur jetën dhe 85 kanë mbetur të plagosur.

Vendimi hyn në fuqi nga sot, 1 mars deri më 3 mars 2023 me flamuj në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe pezullimin e festave publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu