Arrestohet- 30 vjeçari që dhunonte gruan. Policia i gjen në banesë dhe një pistoletë

0

Ditën e sotme policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke parandaluar kështu dhunën në familje

Pas një njoftimi se në rrugën” Asdreni” nje çift kishin konflikt policia ka shkuar dhe ka ushtruar dhe një kontrroll në banesë ku ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov dhe 22 fishekë

Ndërkoh shtetasi R.E është arrestuar dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti të dhunës në familje.

Ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me fishekë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Asdreni”, një 30-vjeçar kishte konflikt me bashkëshorten dhe mbante armë zjarri në ambientet e banesës së tyre, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 22 fishekë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. E., 30 vjeç dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu