Aksidenti tragjik në aksin Tepelenë-Memaliaj/ Çfarë ndodhi në ngjarjen e rëndë që mori katër jetë njerëzish

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth ores 19:00 në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj ku një aksident tragjik ka marrë jetën e 4 personave.

Tre automjete janë përfshirë në aksidentin në bypassin e Tepelenës, poshtë kalasë së qytetit. Automjeti, i cili ka ardhur në drejtimin jugor ka humbur kontrollin, duke u përplasur kështu me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.

Fillimisht ka ngelur i vdekur në vend drejtuesi i mjetit, e më pas, edhe 3 prej pasagjerëve ndërruan jetë.

Forcat zjarrfikëse kanë nxjerrë personat e bllokuar në automjete, por fatkeqësisht nuk kanë mbijetuar dot.

Viktimat e këtij aksidenti janë;

– Riza Rapaj, 42 vjeç

– Lavdosh Bega, 62 vjeç

– Lefteri Bega, rreth 57 vjeçe,

– Afërdita Bega, rreth 85 vjeçe.

Teksa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit të mjetit që shkaktoi aksidentin, mendohet të ketë qenë rrëshqitja në terren të lagësht, dhe shpejtësia mbi normën.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe ministri i  Brendshëm Taulant Balla, i cili nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’,  u shpreh i pikëlluar, duke vënë theksin tek zbatimi i përpiktë i rregullave të qarkullimit e rritjen e forcës parandaluese nga Policia e Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu