Aksidenti tragjik në Lezhë, arrestohet drejtuesi i mjetit

0

Policia e Lezhës ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin me vdekje në fshatin Manati të Lezhës ditën e djeshme.

Në pranga ka përfunduar Nikoll Gjoni, parakalimi i gabuar i të cilit bëri që automjeti që drejtonte të përplasej me bordurën anësore dhe për pasojë të humbte jetën pasagjeri që po udhëtonte me të, 38-vjeçari Paulin Gjomarkaj.

Gjithashtu Policia Rrugore në Lezhë ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Bajram Reka, 45 vjeç, banues në Prizren, i cili u kap duke i dhënë mjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Vihen në pranga 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Bajram Reka, 45 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi në vendin e quajtur “Lapidari”, Shëngjin, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në masën 1.13 mg/l.

Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Manati, Lezhë, ku humbi jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj, i cili u dha paraprakisht si drejtues mjeti, nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar së drejtuesi i automjetit ka qënë shtetasi Nikoll Gjoni, i cili pas një parakalimi të gabuar, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplasur me sinjalistikën rrugore e më pas me një grumbull gurësh dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Nikoll Gjoni, 27 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu