Aksidenti tragjik në Lezhë, ky është 24-vjeçari që humbi jetën sot

0

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit në Lezhë.

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga e për pasojë ka gjetur vdekjen 24-vjeçari Denis Dedgjonaj, drejtuesi i mjetit. Ndërkohë ka mbetur i plagosur edhe një pasagjer i identifikuar si Ndue Pjetri.

Ky i fundit u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ende po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe dyshimet e para janë: shpejtësia dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit është bërë shkak për aksidentin tragjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu