Aksidentohet autobusi me pasagjerë serbë në Gjermani, 19 të plagosur

0

Mjeti me shumë udhëtarë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur disa herë, çka ka bërë që pasagjerët të marrin lëndime të mëdha. Prestigjozja BILD raporton se një numër i madh automjetesh madje dhe helikopterë janë angazhuar për të shpëtuar të plagosurit.

“19 persona janë plagosur, nëntë prej tyre rëndë, pasi një autobus në rrugën nga Beogradi në Stokholm u rrëzua të premten në jug të Berlinit. Të lënduarit janë nga Serbia, Suedia, Gjermania dhe Izraeli”, raportojnë mediat, duke cituar policinë e shtetit të Brandenburgut.

Policia tha se autobusi doli nga autostrada pranë Schoenëald, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit, dhe më pas u përmbys. Disa nga të lënduarit janë larguar nga vendngjarje me helikopter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu