DIBËR- Një aksident është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Melan të Dibrës. Mësohet se nga ky aksident ka mbetur e plagosur gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Ledjona Xheladinaj. Më tej bëhet me dije se gazetarja është aksidentuar me motor.
Më tej raportohet se për shkak të aksidentit, ajo ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore. Xheladinaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës ndërsa gjendja e saj shëndetësore paraqitet stabël.
Pritet që ajo të qëndrojë nën monitorimin dhe kujdesin e bluzave të bardha për të parë ecurinë nëse do duhet apo jo ti nënshtrohet ndonjë ndërhyrjeje kirurgjikale. Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Gjithashtu vetë gazetarja ende nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen dhe as një familjar i saj.