Aksidentohet gjatë pushimeve në Himarë, 22-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

0

Një 22-vjeçare është dëmtuar aksidentalisht në plazhin e njohur si Gjiri i Fillikurit në Himarë, ku ishte duke kaluar pushimet verore.

Ekipet e policisë kanë bërë të mundur transportimin e saj drejt spitalit të Himarës, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:45, pas marrjes së një telefonate në sallën Operative Himarë, se një shtetase në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, ishte dëmtuar aksidentalisht, në plazhin ku ishte duke pushuar dhe kërkonte ndihmë mjekësore, shërbimet e Policisë Kufitare Himarë kanë kaluar menjëherë dhe kanë bërë të mundur dhënien e parë të ndihmës mjekësore si dhe transportin e shtetases australiane K. S., 22 vjeçe, në Portin e Himarës dhe më pas me autoambulancë për në spitalin e Himarës.

22-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu