Aksidentohet me traktor, ndërron jetë shqiptari në Itali. Emri

0

Një 54-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në Itali në zonën e Modenas.

Mediat italiane, bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Aleksandër Bala.

Bala, me origjinë shqiptare, por që jetonte në Itali për një kohë të gjatë, ishte kthyer nga puna dhe kishte marrë traktorin për të shkuar në vreshtin pas shtëpisë së tij.

Për të shkuar aty, ai duhet të udhëtonte përgjatë një rruge shumë të pjerrët ku ndodhi dhe aksidenti.

Traktori rrëshqiti në një kthesë dhe përfundoi i përmbysur në pyllin poshtë rrugës, ndërsa 54-vjeçari shqiptar humbi jetën.

Familjarët ngritën alarmin kur panë që ai nuk po kthehej në shtëpi.

Pavarësisht errësirës, familjarët, gruaja dhe dy fëmijët u nisën ta kërkonin dhe u tronditën nga ajo që kishte ndodhur.

Policia dhe shërbimet e emergjencës mbërritën në vendin e ngjarjes pasi morën lajmërimin, por Bala u gjet i pajetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu