‘Kamerat i vendosa se gruaja më tha se do punonte roje natën’! Gjykata lë në burg Asqeri Mandrin

0

TIRANA- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 34-vjeçarin Asqeri Mandri, i cili u arrestua dy ditë më parë për dhunë në familje. 34-vjeçari mbante nën monitorimin e kamerave bashkëshorten dhe fëmijët dhe në fjalën e tij përpara gjykatës ai ka mohuar që të ketë ushtruar dhunë ndaj gruas. Mandri pranoi se kishte vendosur kamerat duke shtuar se monitorimi u bë me qëllim që të ruante familjen e tij pasi ndodhej emigrant në Gjermani dhe se konfliktet me gruan pasi ajo dilte natën dhe i thoshte se punonte si roje.

“Kamerat i kam vendosur për të parë gruan dhe fëmijët pasi isha jashtë shtetit. Kemi patur debate por jo dhunë. Sherr nisi pasi gruaja më thoshte që do ikte të punonte natën si roje”, tha ai në gjykatë.

Kujtojmë se vetë bashkëshortja e Mandrit ka dhënë dy herë dy dekarata të ndryshme. Në një komunikim me gazetarët, më parë, ajo ka mohuar deklaratën që ka bërë në polici ku shprehej se prej disa kohësh dhunohej dhe mbahej e vëzhguar me kamera. Ajo tha se kamerat i ka vendosur vetë dhe se nuk ka qenë asnjëherë e dhunuar nga i shoqi. Ka qenë ajo e cila e ka denoncuar bashkëshortin dhe ka deklaruar të kundërtën në polici. Në lidhje me këtë ajo u shpreh se nuk ka qenë mirë.

“Nuk kam qenë mirë nga trutë e kokës!” u shpreh ajo duke hedhur poshtë deklaratën e saj para policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu