Aksidentohet motoristi në Shëngjin, humb kontrollin dhe përplaset me murin (Pamje)

0

Një aksident ndodhi këtë mëngjes në Shëngjin, ku një një person humbi kontrollin e motorit që po drejtonte.

Për pasojë, mjeti u përplas me murin anësor të rrugës te vendi i njohur si Kthesa e Knallës.

Shoferi, identiteti i të cilit ende nuk konfirmohet nga policia, mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, aksidenti bllokoi për disa minuta qarkullim e mjeteve, duke shkaktuar trafik të rënduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu