Aksidentohet rëndë në punë i riu, transportohet drejt spitalit të traumës

0

 

Dje rreth orës 10 të paradites, duke punuar në kushte shumë të vështira në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, Anduel Hoxha ka pësuar një aksident në punë, ku është zënë poshtë nga një masiv gurësh dhe është nisur me urgjencë për në spitalin e Beratit

Gjendja e tij e rëndë shëndetësore ka bërë që i plagosuri të niset për trajtim të specializuar në Tiranë te Trauma, ku vazhdon të jetë ende në një situatë kritike për jetën.

Hoxha rezulton të jetë punonjës në kompaninë me pronar Astrit Bejko, një person i cili është ndaluar disa herë nga policia për aktivitet të paligjshëm në malin e mbrojtur të Tomorrit. Nuk dihen ende arsyet e fshehjes së kësaj ngjarje të rëndë.

Kujtojmë se policia e Beratit ka arrestuar dhe më parë pronarin e firmës për nxjerrjen e pllakave, Astrit Bejko, pasi një tjetër person ka humbur jetën teksa po punonte për nxjerrjen e pllakave.

Nga hetimet e policisë rezoltoi se Bejko, 28 vjeç, kishte punësuar dy persona, mes tyre dhe viktimën 54-vjeçar, ndërsa akuzohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.

Ashtu si në rastin e Anduel Hoxhës, një masiv gurësh ka zënë poshtë dhe 54-vjeçarin, Besnik Saliasi, babain e tre fëmijëve nga fshati Dobrush të Skraparit, i cili fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Shokët e tij u përpoqën t’i jepnin ndihmën e shpejtë, por 54- vjeçari gjeti vdekjen rrugës për në spitalin e Poliçanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu